Kapen 44 emigrantë nga Siria

Dojran, 11 tetor – Gjatë ditës së djeshme rreth orës 19:40 minuta në vendin e quajtur “Straishte”, në afërsi të Vallandovës, nëpunës policorë të Stacionit policor për kontrollime kufitare dhe mbikëqyrje kufitare “Dojran i Vjetër” e kanë privuar nga liria S.L.(23) nga f. Sopoticë- Demir Hisar.

Gjatë kontrollit të automjetit transportues “mercedes” , me targa regjistrimi të Shkupit, të cilin ai e ka drejtuar, në bunker special të dizajnuar në automjet, janë gjetur 44 persona migrantë nga Siria, prej të cilëve 14 të mitur.

Migrantët janë transferuar në qendër tranizitore për pranim, kurse S.L. është arrestuar në Stacionin Policor Gjevgjeli. Në koordinim me Prokuror Publik, pas dokumentimit të plotë të rastit kundër tij do të parashtrohet kallëzim përkatës.