Uashingtoni e konfirmoi mbështetjen e saj për Ukrainën pas “sulmeve të tmerrshme” ruse

Sekretari amerikan i Shtetit, Entonin Blinken, deklaroi se ka biseduar me ministrin e Jashtëm ukrainas Dmimitri Kuleba dhe ka riafirmuar mbështetjen e SHBA-së për Ukrainën pas “sulmeve të tmerrshme” nga Rusia.

“Do të vazhdojmë të sigurojmë ndihmë të palëkundur ekonomike, humanitare dhe të sigurisë në mënyrë që Ukraina të mund të mbrohet dhe të kujdeset për popullin e saj”, shkroi Blinken në një postim në Tuiter.