Bekteshi: Shkupi do të ketë ngrohje qendrore pa dallim nëse do të punojë TE-TO ose jo

Shkup, 10 tetor – Energji të ngrohjes nga 15 tetori do të ketë për të gjithë konsumatorët në qytetin e Shkupit, pa marrë parasysh nëse do të punojë ose jo termocentrali kogjenerues TE-TO, porositi sot ministri i Ekonomisë Kreshnik Bekteshi.

“Nëse nuk punon TE-TO në pjesën e prodhimit të energjisë elektrike, me nënproduktin e të cilit sigurohen 60 deri në 70 për qind të prodhimit të energjisë së ngrohjes për qytetin e Shkupit, ngrohtoret Lindje dhe Perëndim me furnizimin e gazit do ta mbulojnë tërë konsumin në pjesën e energjisë së ngrohjes e cila është në qytetin e Shkupit. Nëse punon TE-TO, ngrohtoret Lindje dhe Perëndim do të punojnë me intensitet më të vogël” tha Bekteshi në përgjigje të pyetjes së gazetarëve pas lëshimit në përdorim të elektranës diellore GENI me kapacitet prej 17 megavat të locuar në Amzabegovë të Shën Nikollës.

Theksoi se me çmimet aktuale të energjisë elektrike në bursën rajonale HUPEKS, kompanitë që janë në tregun e lirë është më lirë të blejnë energji elektrike nga importi sesa ta prodhojë TE-TO.

“Nëse e merrni parasysh çmimin momental të gazit natyror prej 1500 euro për 1000 metër kub normal, çmimi i prodhimit të energjisë elektrike nga termocentrali do të jetë rreth 280 euro për megavat orë. Çmimi, nga ana tjetër, në bursën HUPEX aktualisht është 200 euro për megavat orë, që do të thotë se është më mirë që kompanitë në tregun e lirë të importojnë energji elektrike sesa ta përpunojnë TE-T”O, saktëson Bekteshi.

Theksoi se publikisht u ka bërë thirrje përgjegjësve për ngrohjen në Shkup Veri, e cila është në procedurë falimentimi, t’i drejtohen EMV-së për furnizimin e gazit natyror.

“Nëse kanë mundësi ligjore mund të kontaktojnë drejtpërdrejt me Makpetrolin për furnizimin e gazit”, tha Bekteshi.

Theksoi se si Qeveri e përgjegjshme tashmë kanë dorëzuar në Kuvend amendamentet e Ligjit për rezervat e mallrave për të siguruar burime alternative të energjisë nëse ka probleme me furnizimin me gaz për shkak të ngjarjeve të fundit në luftën në Ukrainë.

“Me Republikën e Bullgarisë kemi marrëveshje që të mos mbyllen kapacitetet ndërkufitare për energji elektrike, gjë që është shumë e rëndësishme për stabilitetin e sistemit elektrik në vendin tonë. Punë të madhe kren edhe kryeministri Dimitar Kovaçevski dhe presidenti bullgar Rumen Radev me çka është dakorduar që deri në fund të javës të rriten kapacitetet e gazsjellësit ekzistues që e kemi me Bullgarinë që të mund të përdorim edhe burime të tjera në pjesën e furnizimit me gaz natyror”, theksoi Bekteshi dhe si alternativa i theksoi LNG terminalet në Greqi dhe në Turqi.