Xhaferi ende nuk e ka pranuar nismën për referendum nga partia E Majta

Shkup, 10 tetor – Kryetari i Kuvendit Talat Xhaferi ende nuk e ka pranuar nismën për mbajtjen e referendumit nga partia E Majta, kumtoi kabineti i tij.

Kryetari i Kuvendit Talat Xhaferi deri në këtë moment nuk ka pranuar nismën për mbajtjen e referendumit nga partia politike E Majta, njoftojnë nga kabineti i Xhaferit.

Prej atje njoftojnë se në momentin kur ta pranojë zyrtarisht nismën, përmes kumtesës do të informojnë për përgjigjen e kryetarit të Kuvendit ndaj kërkuesit të nismës.

Partia E Majta ka dorëzuar të premten nismën për referendum me 750 nënshkrime të mbledhura. Pyetja e referendumit që ata propozojnë është: “A jeni “për” vazhdimin e negociatave me BE-në duke pranuar konkluzionet parlamentare të 16 korrikut të vitit 2022?”. Deputeti dhe lideri i partisë E Majta, Dimitar Apasiev, më pas deklaroi se procedura ka qenë e komplikuar institucionalisht, duke shpresuar se do t’ia vlejë sepse çështja formale juridike është e qartë dhe se nuk pret që Xhaferi ta hedh poshtë.