Gjendet një predhë e paeksploduar në rrugën Shkup-Haraçinë

Më datë 08.10.2022 ora 15.30 V.M. nga fshati Sokolarci – Komuna e Obleshevës ka raportuar se derisa ishte duke punuar në rregullimin e rrugës lokale Shkup – fshati Haraçinë, ka vërejtur një predhë të pashpërthyer artilerie në një gropë afër rrugës për në fshat.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë zyrtarë policorë nga SPB Shkup, ndërsa Drejtoria për Mbrojtje dhe Shpëtim në mënyrë të sigurtë e ka marrë granatën për veprime të mëtutjeshme.