Osmani: Hapja e klubit bullgar është provokim dhe në dëm të komunitetit bullgar në vend
Shkup, 8 tetor – Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani konsideron se hapja e klubit bullgar “Mbreti Borisi i Tretë” në Ohër është provokim e cila shkon në dëm të komunitetit bullgar në vend.
“E drejta e shoqërimit është e pacenueshme, por emri nuk është konform me pikën e dytë të Konventës për mbrojtjen e pakicave, ajo bëhet në frymën e dialogut dhe miqësisë, pasi ky emër as që i ndihmon miqësisë, përkundrazi është bazë për përçarje dhe mosdurim. Prandaj e konsideroj si provokim. Kjo është në dëm të komunitetit bullgar në vend”, tha sot ministri Osmani në brifingun e rregullt me gazetarët.

