Shpërthim në një pikë karburanti në Irlandë, 7 të vdekur

Shtatë persona kanë humbur jetën si pasojë e një shpërthimi të ndodhur në një pikë karburanti në County Donegal të Irlandës.

Policia irlandeze tha se operacioni i kërkim-shpëtimit po vazhdon.

Shpërthimi u shënua të premten rreth orës 17:00 me orën tonë, në një pikë karburanti në periferi të fshatit Krisla.

Sipas policisë, tetë persona të tjerë janë dërguar në spital.

Një operacion i madh kërkimi është në vijim duke përdorur edhe qenë gjurmues, pasi shpërthimi shkatërrues përfshiu karburantin Applegreen dhe një dyqan ngjitur me të.

Shkaku i shpërthimit nuk bëhet ende i ditur, ndërkohë që autoritetet po vijojnë hetimet.