Mickoski bën thirrje për protesta masive në Ohër

Ohër, 6 tetor – Kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski, ka bërë thirrje deri te të gjithë qytetarët e Ohrit, të dalin sa më tepër në protesta në Ohër kundër klubit bullgar “Mbreti Borisi i tretë”. Ky klub pritet të hapet nesër në Ohër, informon Zhurnal.

Ai thotë se protesta është e drejtë demokratike dhe çdokush që dëshiron të protestojë le të del.

“Protesta është e drejtë demokratike, duhet të protestohet, gjithkush që dëshiron të protestojë mund të dalë, këtu nuk ka dilema. Bëj thirrje protesta të jetë e qetë që të mos lejojmë të përfitojnë nga këto ngjarje ata që e futën Maqedoninë në këtë situatë, e ajo sëhtë koalicioni BDI-LSDM. Thërras qytetarët masovikisht të dalin të mbështetin protestën, por gjithashtu bëj thirrje të mos lejojmë të ndodhin incidente që do ta fokusonte opinionin nga problemet reale, e ato janë inflacioni, krimi, korrupsioni, energjetika, kriza finansiare dhe shumë probleme tjera me të cilat përballet Maqedonia”, deklaroi Mickoski.

Ndryshe, thirrje për protesta bëri edhe partia “E Majta”./Zhurnal.mk