Edhe PLD kundër koalicionit të gjerë
Shkup, 5 tetor – PLD është absolutisht kundër koalicioneve të gjëra të cilët mund të shkaktojnë krizë më të madhe politike, konsideron deputetja e kësaj partie, Monika Zajkova.
Sipas saj, shumica parlamentare dhe Qeveria janë stabile dhe për këtë nuk e ndan qëndrimin e Pavle Trajanovit nga Lidhja Demokratike se janë të nevojshme koalicione të gjera dhe zgjedhje të parakohshme.
“Nuk do të pajtohesha me këtë konstatim të Pavle Trajanovit, sepse, sipas asaj që e shoh në parlament, shumica është e qëndrueshme, ndërsa mund të shohim edhe se Qeveria punon fortë dhe i menaxhon sfidat me të cilat përballet. PLD është absolutisht kundër koalicioneve të këtilla të gjera”, deklaroi Zajkova për TV Sitel.

