Stoltenberg i dënoi testimet raketore të Koresë së Veriut

NATO ka kritikuar Korenë e Veriut për një sërë lëshimesh raketash në ditët e fundit dhe i ka bërë thirrje Pjongjangit që të angazhohet në diplomaci.

“Dënoj fuqishëm testimet e rrezikshme dhe destabilizuese të raketave të Koresë së Veriut, shkroi në Tuiter Sekretari i Përgjithshëm i Aleancës, Jens Stoltenberg.

Ai shtoi se testimet e raketave shkelin rezolutat e sigurisë së Kombeve të Bashkuara dhe se Pjongjang duhet të heqë dorë nga programet e tij bërthamore dhe balistike.

“NATO qëndron në solidaritet me Japoninë, Korenë e Jugut dhe partnerët e Aleancës, Zelandën e Re dhe Australinë”, tha Stoltenberg.

Koreja e Veriut edhe sot lëshoi ​​një raketë balistike që fluturoi mbi kontinentin japonez dhe ra në Oqeanin Paqësor. Për shkak të kësaj, autoritetet në Tokio lëshuan një urdhër për evakuimin e qytetarëve nga ishulli Hokkaido për herë të parë pas pesë viteve.