SHGM dhe Instituti Gete Shkup prezantuan përmbajtje gazetareske me karakter social

Shkup, 4 tetor – Tekstet gazetareske dhe produktet multimediale të natyrës sociale që synojnë të nxisin tema me interes në publik dhe bashkëpunimin ndërmjet kastës së gazetarëve, u prezantuan sot nga Shoqata e Gazetarëve të Maqedonisë (SHGM), në bashkëpunim me Institutin Gete Shkup.

Katër përmbajtjet gazetareske u përpunuan në bashkëpunim dhe u monitoruan nga një juri prej tre anëtarëshe e përbërë nga Aneta Dodevska, Filjana Koka dhe Teofil Blazhevski.

Aleksandra Maksimovska, korrespondente e MIA-s dhe Suzana Andonoviq nga Radio “Bum” prezantuan një temë lidhur me diskriminimin e grave rome, Boban Jovanoviq nga radio “Most” dhe Magdalena Stojanoviq nga TV Dielli me temën “Si të bëhet risocializimi i suksesshëm i ish të burgosurve”, Aleksandra Ristevska gazetare nga TV Alfa dhe Violeta Kozhinkova nga TV 24 krijuan një temë me titull “Fshatrat në Maqedoninë Lindore pa asnjë qindarkë” dhe Teodora Cvetkovska nga “Pina” dhe Daniell Vasilev nga 360 shkallë në produktin mediatik fokusohen tek Personat me aftësi të kufizuara.

Kryetari i SHGM-së Mlladen Çadikovski në promovim theksoi se këto storje janë dëshmi e rrjetëzimit të gazetarëve dhe redaksive.

“Rrjetëzimi është vërtet i rëndësishëm për të gjithë profesionin e gazetarisë, sepse veprimi i përbashkët jep rezultate më të mira sesa kur veprojmë një nga një. Temat e trajtuara ishin kryesisht të natyrës sociale dhe mbulonin çështje që lidhen me perceptimet e shoqërisë për jetën personale të njerëzve, shpesh herë ne si pjesëmarrës në shoqëri. Ne e dimë se ka probleme të ndryshme, por për arsye të ndryshme nuk kemi arritur t’u japim rëndësinë që meritojnë, ata njerëz ndonjëherë të padukshëm në mjedisin tonë, të cilëve të vetmit që mund t’u japin zë janë gazetarët në mungesë të veprimit të institucioneve të shtetit, dhe kur ata nuk janë, ne jemi këtu për t’u dhënë atyre zë”, deklaroi Çadikovski.

Ai shtoi se temat prekin disa shtresa të shoqërisë dhe informon se nisma të tilla do të vazhdojnë edhe në të ardhmen.

Katrin Ostavld-Rihter, drejtues i Gete-Institut Shkup, shprehu kënaqësi me përmbajtjen dhe theksoi se mediat janë ato që dokumentojnë problemet sociale në vend dhe se për këtë kanë një rol vendimtar në shoqëri.