Arrestohet 53 vjeçari nga Gostivari, duheshte të vuajë dënimin me burg

Gostivar, 4 tetor – Dje në ora 16:00 në rrugën “Ilindenska” në Gostivar, policia ka arrestuar 53 vjeçarin R.D nga Banjica e Poshtme e Gostivarit, informon Zhurnal.

Arsyeja për arrestimin e tij ka qenë se ai ishte kërkuar me fletarrest, për të vuajtur dënim me burg. Ai është dërguar në burgun e Tetovës./Zhurnal.mk