Brazili sot zgjedh president të ri

Pas fushatës së ashpër zgjedhore, brazilianët sot dalin në votim për të zgjedhur president të ri, ndërsa kandidatë kryesorë për president janë presidenti aktual, i djathti Zhair Bolsonaro dhe ish-presidenti i majtist Luiz Inasio Lula da Silva, i cili ishte në pushtet nga viti 2003 deri në vitin 2010.

Sondazhet i japin epërsi të qartë Lulës, por Bolsonaro paraprakisht shprehu dyshime për sistemin zgjedhor dhe lajmëroi se ndoshta nuk do t’i njohë rezultatet e zgjedhjeve, të cilat e kanë ndarë ekonominë më të madhe të Amerikës Latine.

Në debatin e tyre të fundit para zgjedhjeve, dy kandidatët u akuzuan mes vete për korrupsion dhe diskutuan pak për propozimet për menaxhim me këtë vend amerikanojugor.

Në zgjedhjet e sotme të drejtë vote kanë mbi 156 milionë brazilianë. Fituesi mund të shpallet në afat prej pak orëve pas mbylljes së vendvotimeve, në orën 17 sipas kohës braziliane (22:00 sipas kohës së Evropës së Mesme).

Brazilianët sot votojnë edhe për të gjithë 513 anëtarët e Dhomës së ulët të Kongresit, një e treta e Senatit 81 anëtarësh dhe guvernatorët shtetërorë dhe trupat e legjislacionit.

Votimi në Brazil është i obligueshëm.

Nëse asnjëri nga kandidatët presidencialë nuk merr më shumë se 50 për qind të votave në rrethin e parë, dy kandidatët me më shumë vota do të përballen në rrethin e dytë më 30 tetor.