Komunikacioni nëpër rrugë të lagështa
Shkup, 2 tetor – Komunikacioni në rrugët shtetërore është duke u zhvilluar pa pengesa, nëpër rrugë të lagështa. Intensiteti i komunikacionit në akset rrugore jashtë mjediseve të qytetit është mesatar. Në vendkalimet kufitare, nga ana e Maqedonisë së Veroiut, nuk ka ndalesa më të gjata për hyrje dhe dalje nga shteti.
Në orën 03:20 është normalizuar komunikacioni në aksin rrugor Shtip – Vinicë i cili ishte ndërprerë në të dy drejtimet për shkak të një aksidenti rrugor.
Në rrugën rajonale Veles – Gradsko për shkak të zbatimit të punimeve ndërtimore ky aks do të jetë i mbyllur për komunikacion në 9 muajt e ardhshëm dhe komunikacioni do të zhvillohet në pajtim me regjimin e miratuar të komunikacionit.
Aksi rrugor Ohërs – Resnjë, përmes parkut nacional Galiçicë është i hapur për komunikacion deri më 01.10.2022 për automjete me masë të përgjithshme deri në 3,5 tonë.
LAMM rekomandon shpejtësi të adaptuar të lëvizjes, respektimin e sinjaleve të përcaktuara të komunikacionit e veçanërisht drejtim të automjetit me kujdes, posaçërisht në rrugët nëpër gryka malore, ku ekziston mundësia e rrëshqitjes së dheut. Kjo vlen veçanërisht për pjesët rrugore Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Dellçevë.

