Moti sot
Shkup, 2 tetor – Moti sot në orët e mëngjesit do të jetë me vranësira të ndryshueshme me shi të dobët lokal. Gjatë ditës do të jetë me diell me vranësira të vogla deri në mesatare. Do të fryejë erë mesatare ndërsa në pjesët lindore dhe përgjatë Vardarit erë e përforcuar veriore.
Temperatura maksimale do të jetë në interval prej 19 deri në 26 gradë Celsius.
Në Shkup, moti do të jetë me diell me vranësira të vogla deri në mesatare dhe me erë mesatare deri në të përforcuar nga veriu. Temperatura maksimale do të arrijë deri në 24 gradë Celsius.
Reshje lokale të shiut do të ketë nesër, ndërsa më pas pason periudhë e motit stabil me erë mesatare, përkohësisht të përforcuar nga drejtimi verior dhe veriperëndimor, informojnë nga DPHM.

