Aleksandar Trajanovski zëvendëson Bujare Abazin si zv.kryetar i Shkupit

Shkup, 30 shtator – Nga Qyteti i Shkupit ka arritur informatë se është emëruar zv.kryetar i ri. Në vendin e Bujare Abazit e cila dha dorëheqje gjatë ditës së djeshme, sot atë e ka zëvendësuar Aleksandar Trajanovski nga partia GROM, informon Zhurnal.

Aleksandar Trajanovski vjen nga sektori privat dhe ishte zgjedhur për anëtar i këshillit në Qytetin e Shkupit në zgjedhjet lokale të fundit. Duke patur parasysh se ky është mandati i tij i dytë, Trajanovski është një më me përvojë në këtë përbërje këshilltarësh.

“Përvoja e tij në një pjesë të madhe do të kontribojë në realizimin e programit “Për Shkup modern” dhe realizimin e interesave të të gjithë qytetarëve të Shkupit”, thuhet në kumtesën e Qytetit të Shkupit./Zhurnal.mk