VMRO-DPMNE kërkon seancë urgjente për Projektligjin për energjinë
Shkup, 30 shtator – Grupi Parlamentar i VMRO-DPMNE-së kërkon mbledhje urgjente për shqyrtimin e projektligjit për energjetikën që dje është dorëzuar në Kuvend me procedurë urgjente, deklaroi sot deputeti Bojan Stojanoski.
“Ne besojmë se është e drejtë që objektet arsimore dhe shëndetësore të kenë energji elektrike më të lirë, por lënia e qëllimshme e ndërmarrjeve të ujësjellësit nga ana e Qeverisë në masat e propozuara është jashtëzakonisht e pasaktë dhe e papranueshme. Me këtë, qeveria tregon se nuk i trajton të gjithë qytetarët në mënyrë të barabartë, por u lë hapësirë edhe kompanive të ujësjellësit që në periudhën në vijim të rrisin çmimet e shërbimeve të tyre, gjë që do të përkeqësojë më tej standardin e jetesës”, deklaroi Stojanoski.
Projektligji për energjinë, i cili është dorëzuar me procedurë urgjente, theksoi deputeti i VMRO-DPMNE-së, përveç objekteve arsimore dhe shëndetësore, përfshin edhe ujësjellësin dhe shërbimet komunale.
“Ne besojmë se kjo zgjidhje është e drejtë dhe jo selektive. Apelojmë deri te deputetët e shumicës parlamentare që ta pranojnë ligjin tonë të propozuar sepse mbulojmë të gjitha kategoritë e qytetarëve, institucionet dhe subjektet ekonomike që kanë nevojë për energji elektrike më të lirë. Përderisa kolegët e shumicës parlamentare ngrihen mbi situatën, do të tregojnë se interesohen vërtet për qytetarët që i përfaqësojnë në legjislativ dhe do të tregojnë se interesat e qytetarëve janë mbi urdhrat partiake. Tani është koha për të ndihmuar qytetarët që ta kalojnë sa më lehtë dimrin e vështirë që është para nesh. Le ta kalojmë së bashku këtë ligj të propozuar në mënyrë që të fokusohemi më pas në sfidat e radhës që na sjell kjo krizë energjetike”, deklaroi Stojanoski.

