Pas ndarjes nga Pique, Shakira drejt ribashkimit me ish-partnerin e saj, ja çfarë tregojnë burimet

Ndërkohë që Gerard Piqué vazhdon jetën e tij me partneren e re pas ndarjes nga Shakira , këngëtarja kolumbiane mund të ndjekë gjurmët e futbollistit dhe, megjithëse nuk është konfirmuar, thuhet se ajo së shpejti mund të takohet me ish të dashurin e saj Antonio de la Rúa .

Shakira kishte një lidhje prej më shumë se 11 vitesh me De la Ruan, me të cilin u nda para se të fillonte romacën me Gerard Pique. Pak javë më parë dhe pas një martese të gjatë dhe me dy fëmijë, këngëtarja dhe futbollisti u dhanë fund lidhjes.

Pique nuk vonoi shumë për të gjetur një partnere, madje thuhet se ai tashmë ishte në lidhje me Clara Chia Marti kur ai ende nuk ishte ndarë nga Shakira. Dhe megjithëse ylli i Amerikës së Jugut po mendon vetëm për shërimin e plagëve dhe fëmijët, një ribashikim me De la Rua mund të ndodh.