Automjete dhe pajisje zjarrfikëse për 14 komuna

Shkup, 30 shtator – Pranim-dorëzimi i automjeteve dhe pajisjeve zjarrfikëse për 14 komuna do të realizohet sot në kuadër të ngjarjes nën sloganin “Mbrojtja civile midis institucioneve dhe qytetarëve”, në organizim të Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim.

Siç është paralajmëruar nga Drejtoria për Mbrojtje dhe Shpëtim, në ngjarje do të marrin pjesë përfaqësues të Qeverisë dhe të ambasadave në vend.

Në parkingun e qendrës “Boris Trajkovski” – Shkup qytetarët do të munden prej afër të njoftohen me pajisjen për mbrojtje dhe shpëtim të Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim dhe pjesëmarrësve të tjerë të ngjarjes.

Në agjendë është stërvitje demonstruese e kompanisë Holmatro, stërvitje demonstruese të shoqërisë zjarrfikëse vullnetare “Bajram Miftari” – Çair, si edhe stërvitje demonstruese zjarrfikëse “Shën Nikollë” dhe të Kryqit të Kuq.

Para të pranishmëve do të drejtohet edhe drejtori i Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim, Bekim Maksuti.