Arrestohen tre persona, shuhet grupi i organizuar kriminel

Nëpunësit policorë nga Sektori për polici kriminale – Sektori për trafikim të paligjshëm me drogë, armë dhe materie të rrezikshme, Njësia speciale antiterroriste TIGRAT, Sektori për shuarjen e krimit të organizuar dhe serioz, si dhe SPB Tetovë – SPB Gostivar dhe SPB Kumanovë në orët e hershme të mëngjesit kanë zbatuar aksion të koordinuar me udhëzim të Prokurorit publik nga Prokuroria Themelore Publike për ndjekjen e krimit të organizuar dhe korrupsionit në katër lokacione në rajonin e Tetovës, Gostivarit dhe Kumanovës, me ç’rast janë privuar nga liria tre persona.

Ky aksion është realizuar pas hetimit disa mujor paralel kriminal të pjesëtarëve të Sektorit për polici kriminale me nëpunësit policorë nga policia kroate – Sektori për luftë kundër krimit – drogës nga administrata policore Istra dhe Pajisja kombëtare për shuarjen e korrupsionit dhe krimit të organizuar të Republikës së Kroacisë.

Siç kumtoi zëdhënësja e MPB-së, Suzana Pranjiq Talevska, tre personat janë privuar nga liria, ndërsa nga ana e MPB-së do të parashtrohet kallëzim penal në Prokurorinë Themelore Publike për ndjekjen e krimit të organizuar dhe korrupsioni, për shkak të ekzistimit të dyshimit se kanë kryer veprën e “prodhimit të paautorizuar” dhe hedhjes në treg të narkotikëve, substancave psikotrope dhe prekursorëve” të parashikuar dhe të dënueshëm sipas nenit 215 paragrafi 3 dhe vepra penale “bashkim kriminal” sipas nenit 394 nga Kodi penal.