Përfundoi projekti “Përmirësim i përpunimit dhe distribuimit të të dhënave statistikore”

Shkup, 29 shtator – Me sukses përfundoi projekti “Përmirësimi i përpunimit dhe distribuimit të të dhënave statistikore”, qëllimi specifik i të cilit ishte që në mënyrë shtesë të mbështetet Entit shtetëror për statistikë të RMV-së në harmonizim me legjislacionin e BE-së dhe të sendërtohet statistika e tij dhe TIK infrastruktura që të rritet efikasiteti në përpunimin e dhënave statistikore, si dhe të përmirësohet cilësia e të dhënave me qëllim që të përgjigjet në sfidat e reja që paraqiten me ndryshimet në legjislacionin e BE-së.

Në ngjarjen e sotme përfundimtare të projektit u theksua suksesi i projektit dhe u potencua se pjesa më e madhe e aktiviteteve të parapara në kuadër të projektit kanë përfunduar.

Qëllimi i përgjithshëm i projektit ishte që të përmirësohet cilësia dhe qasja e të dhënave statistikore
dhe të avancohet shfrytëzimi i tyre në përpunimin dhe koordinimin e politikave publike.

Drejtori i Entit shtetëror për statistikë, Apostol Simovski, e vlerësoi si të suksesshëm projektin katërvjeçar.

“Tani më katër vjet kemi punuar në këtë projekt, sot është finalja. Pjesa e madhe e asaj që parashikuam në aktivitetet e këtij projekti kanë përfunduar dhe atë në një periudhë krize Kovid, në një periudhë të kësaj krize ekonomike dhe mendoj se treguesi është shumë i mirë. Ne punuam jo vetëm në këtë projekt, por së bashku i tejkaluam edhe të gjitha ato probleme politike, që fatkeqësisht ndodhin me Republikën e Bullgarisë.
Ne treguam një shembull të mirë se mund të bashkëpunohet pa shikuar politikën”, theksoi Simovski.

Në pyetje të gazetarëve rreth situatës me balancuesin, Simovski theksoi se tani më në opinion është sqaruar se cili komponent nga regjistrimi që do të thotë edhe se nuk heqin dorë nga ajo në asnjë moment.

i inventarit çfarë do të thotë dhe se në asnjë moment nuk devijojnë prej tij.

“Me Institutin kombëtar për statistikë asnjëherë nuk kemi pasur problem me të dhënat që i kemi prodhuar. Unë nuk kam ndërmend të komentoj deklarata politike, nuk kam as të drejtë të komentoj. Sa i përket balancuesit thamë se cilat kategori, si do i kenë në inventar, si do të përdoren politikisht apo keqpërdoren, nuk e dimë, ju duhet të pyesni ata që i përdorin, me sa di unë qeveria i ka. nuk ka marrë asnjë vendim për balancuesin”, potencoi drejtori i Entit shtetëror për statistikë.