Transparenca në gjyqësi/ Nevojiten informacione në kohë për të gjithë
Shkup, 29 shtator – Më shumë mbahet llogari për mundësimin e transparencës formale sesa asaj esenciale në gjyqësi, ndërsa cilësia e kornizës momentale ligjore nuk kontribuon mjaftueshëm për transparencën optimale dhe për transparencën e sektorit gjyqësor, tregojnë rezultatet nga hulumtimi “Qëndrime dhe perceptime të gazetarëve për transparencën e gjyqësisë në Maqedoninë e Veriut”.
Studimi që u prezantua sot në Gjykatën themelore penale Shkup, ndërsa është në edicionin e Shoqatës së gazetarëve të Maqedonisë, tregon në domosdoshmërinë e sigurimit të qasjes së barabartë në informata për të gjithë, gjegjësisht nevojën që të gjitha gjykatat të përdorin të njëjtin kanal dhe sistem. të komunikimit dhe nevojës që gjykimet dhe të gjitha informacionet e tjera me interes publik në kohë të publikohen në ueb-faqet e tyre.
Kryetari i Gjykatës Themelore Penale të Shkupit, Ivan Xholev, në prezantimin e sotëm tha se konsideron se ndërtojmë marrëdhënie të mira dhe se po përmirësohemi.
“pajtohem se ky duhet të jetë studim i ndërsjellë dhe i radhës ndoshta do të jetë edhe me titull tjetër, p.sh. informacion i saktë, gjyqësi e kënaqur”, tha ai
Shtoi se ata shpesh herë kanë reaguar si gjykatës se informacionet ndoshta edhe nuk janë marrëdhënie reale e asaj që ndodh në sallën gjyqësore dhe cilat janë vendimet.
Mlladen Çadikovski, kryetar i SHGM-së tha se përplasja e jotransparencës dhe dëshirës për informacione është përplasje primordiale dhe gjithmonë lind diçka që në fund nuk është cilësore.
“Megjithatë, kjo tregon për shkak të preferencave personale dhe mirëkuptimeve për punët e njerëzve dhe nuk tregon dhe nuk garanton një qasje sistematike ndaj saj në të ardhmen, nuk mjafton të ketë tre apo katër zëdhënës që vinin nga radhët e gazetarëve”, tha ai, duke shtuar se publikimi i vendimeve gjyqësore do ta hapë të gjithë mekanizmin e ndjekjes së proceseve gjyqësore.
Si një nga rekomandimet dhe konkludimet bazë që i thekson studimi është nevoja për vendosjen e komunikimit më të lehtë dhe më të kuptueshëm të gjykatave me publikun dhe marrëdhëniet me mediat

