Mosha vetëm një numër për këngëtaren e njohur, shkëlqen në Javën e Modës në Paris

Moda ka qenë kryefjalë e ditëve të fundit dhe emra të mëdhenj nga fusha e argëtimit dhe muzikës kanë qenë të pranishëm në pasarelat e Milanos, Parisit, Nju Jorkut dhe qyteteve të tjera, për llogari të shtëpive të njohura.

Mirëpo, sfilatat në Paris “vodhën” shfaqjen, ku të gjithë vëmendjen tërhoqi këngëtarja Cher .

Mbrëmjen e së mërkurës, 28 shtator, Olivier Rousteing zgjodhi 76-vjeçaren për të përfaqësuar shtëpinë e Balmain në një paraqitje, një surprizë për të gjithë të pranishmit.

Me hitin e saj, “Strong Enough”, që shpërtheu në altoparlantë, Cher kaloi në pistë dhe mbylli shfaqjen e Javës së Modës në Paris.

Këngëtarja ka ecur me drejtorin artistik të Balmain në pasarelë, në të njëjtën kohë që publiku e ka adhuruar me duartrokitje dhe britma.