Debat për efektet e zbatimit të Ligjit për mbikëqyrje inspektuese

Shkup, 29 shtator – OJQ Infocentar së bashku me organizatat partnere – Qendra Rajonale për Bashkëpunim “Spektar” nga Kriva Pallanka dhe Qendra e komunitetet të Komunës së Strugës sot organizojnë debat kushtuar përfitimeve dhe sfidave për inspektorët lokal nga zbatimi i Ligjit për mbikëqyrjen inspektuese (LMI), i miratuar në vitin 2019.

Do të diskutohet për ndryshimet që ka shkaktuar ky ligj për shërbimet vendore të inspektimit, anët e mira të tij, por edhe mangësitë e tij, pra sfidat me të cilat përballen inspektorët vendorë gjatë zbatimit të tij.

“Nga diskutimi pritet të rezultojë në propozime specifike për ndryshime në ZIN dhe hapa të tjerë të nevojshëm për të forcuar shërbimet vendore të inspektimit, pavarësinë, efikasitetin dhe kompetencën e tyre.

Në debat do të prezantohen edhe gjetjet nga anketa e realizuar në periudhën prej 7 deri më 21 qershor 2022, në të cilën kanë marrë pjesë 96 inspektorë komunalë dhe drejtues të shërbimeve komunale inspektuese, njoftuan organizatorët.

Ngjarja organizohet në kuadër të projektit “Shërbimet e inspektimit lokal në interes të qytetarëve” dhe mbështetet nga programi “Civika Mobilitas”