Arrestohet 26 vjeçarja nga Shkupi, kishte ikur nga burgu kur i kishin ngelur edhe 6 muaj burg

Shkup, 28 shtator – Dje në Shkup, është arrestuar 26 vjeçarja S.D nga Shkupi. Ajo ishte dënuar me dënim me burg prej katër viteve dhe tre muajve për vepër penale “vjedhje e rëndë” dhe “dhunë”, informon Zhurnal.

Shkupjanja në fakt kishte ikur nga burgu në kohën kur i kishin mbetur të vuajë dënim edhe vetëm gjashtë muaj. Për të ishte shpallur fletarrest qendror ndërsa pas arrestimit ajo është dërguar përsëri në burgun e Idrizovës./Zhurnal.mk