Zhan-Pjer: Rusët që kërkojnë azil janë të mirëseardhur në SHBA
Rusët që kërkojnë azil nga lufta “jopopullore” e presidentit rus Vladimir Putin janë të mirëseardhur në SHBA, deklaroi sot zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Karin Zhan-Pjer.
“Ne besojmë se pavarësisht nga kombësia e tyre, ata mund të aplikojnë për azil në SHBA,” tha ajo.
Sipas saj, kërkesa e tyre do të shqyrtohet nga rasti në rast.

