Blinken: SHBA nuk do të njohë aneksimin rus të territoreve në Ukrainë
Sekretari amerikan i Shtetit, Entoni Blinken, deklaroi sot se SHBA-ja dhe aleatët e saj “kurrë nuk do ta njohin” aneksimin rus të territorit në Ukrainë.
“Ne dhe shumë vende të tjera e kemi bërë të qartë. Jo, ne asnjëherë nuk do ta njohim aneksimin rus të territorit ukrainas”, tha Blinken.
Autoritetet separatiste pro-ruse në Ukrainë njoftuan rezultatet e para të një referendumi për bashkimin e republikave Donjetsku dhe Lugansku, si dhe rajoneve Zaporzhje dhe Herson me Rusinë, sipas të cilit shumica votoi “po”.

