Reformat në nivelin qendor nuk janë të plota pa reformat në nivelin lokal

Si pjesë e grupit të veçantë për reformën në administratën publike, kam theksuar se MAPL, me qëllim të reformës në nivelin lokal, ka lansuar platformën elektronike E-Komunat, e cila është në fazë të zhvillimit dhe do të krijojë një etapë të re në ofrimin e shërbimeve komunale, duke eleminuar barrierat burokratike për qytetarët dhe bizneset, duke ofruar më shumë transparencë dhe llogaridhënie dhe duke krijuar qasje më të lehtë për qytetarët në shërbime komunale.