Parashtrohet propozim për hapjen e procedurës falimentuese për SHN Beton SHA Shkup

Shkup, 27 shtator – Shoqata për Ndërtimtari Beton SHA Shkup muajin e katërt me radhë nuk i ka paguar të punësuarit, ndërsa llogaria e saj është e mbyllur ose e bllokuar për më shumë se 45 ditë. Sindikata për Ndërtimtari, Industri dhe Projektim njoftoi se, në emër të të punësuarve nga SHN Beton SHA Shkup, dje në Gjykatën Themelore Civile Shkup ka parashtruar Propozim për hapjen e procedurës falimentuese gjegjësisht për ndërprerjen e punëdhënësit pasi në periudhën prej nëntë muajve i ka shfrytëzuar të gjitha mekanizmat ligjor që t’i marrin pagat e mbetura dhe kompania të vazhdojë me punë.

Kryetari i Sindikatës së Ndërtimtarisë, Ivan Peshevski, në konferencë për media tha se punëtorët që ai përfaqëson do të përdorin edhe mekanizmin e fundit të lejuar ligjor dhe nuk tërhiqen, siç tha ai, nga qëllimi i falimentimit të kompanisë dhe përveç pagave të mbetura, nga masa e falimentimit do të kërkojnë edhe shlyerjen e pagesave të mbetura për pushim vjetor për vitin 2021 dhe 2022.

“Sindikata për ndërtimtari dhe punëtorët kanë denoncuar vazhdimisht në Inspektoriatin Shtetëror të Punës për funksionimin e paligjshëm të punëdhënësit, por përveç detyrimeve ligjore për të paguar pagat, nuk e kanë bërë këtë dhe punonjësit nuk kanë marrë rrogë për muajin e katërt. . Besojmë se këto të drejta të garantuara me ligj të punëtorëve do të arrijmë t’i mbledhim së paku në gjykatë”, tha Peshevski në konferencën për media në selinë e Lidhjes së Sindikatave të Maqedonisë.

Ai po ashtu theksoi se këto ditë ndaj punonjësve bëhet presion që të nënshkruajnë kontrata me afat të caktuar, përkatësisht anekse të atyre ekzistuese dhe të merren vesh vetë që kontratat e vjetra me afat të pacaktuar të mos zbatohen për ta. Ai apeloi që të mos dorëzohen, siç tha, ndaj presioneve dhe kërcënimeve për dorëheqje, por të presin çfarë i propozohet gjykatës duke hapur procedurën e falimentimit.

Duke pasur parasysh strukturën e të punësuarve, Peshevski tha se shumica e tyre do të kompensohen nga Agjencia për punësim me kompensim në rast të papunësisë, pra deri në pension.

Ai po ashtu tha se fajin e vetëm e ka menaxhmenti i ri i kompanisë “Beton”-Shkup që ky gjigant, në vend që të festojë 75 vjetorin e ekzistencës në dhjetor, do të kalojë në duart e kreditorëve dhe të administratorit të falimentimit.

Me këtë rast, kryetari i LSM-së Darko Dimovski bëri të ditur se procedura e falimentimit është duke u shqyrtuar edhe për Ekonominë e Ujërave për shkak se nuk janë paguar pagat për muajin e katërt me radhë.