Gjobiten 111 shoferë për ngasje të shpejtë

Ministria e Punëve të Brendshme dje ka kryer kontroll të trafikut në territorin e vendit për sanksionimin e automjeteve që lëvizin me shpejtësi më të madhe se shpejtësia e lejuar, me ç’rast janë sanksionuar 111 vozitës.
“Prej tyre katër automjete lëviznin me shpejtësi mbi 50 kilometra në orë më shumë se shpejtësia e lejuar dhe një automjet me shpejtësi madje më shumë se 70 kilometra në orë më shumë se shpejtësia e lejuar. Në të njëjtën kohë, 42 automjete kanë tejkaluar shpejtësinë në vend të banuar, ndërsa 69 jashtë vendeve të banuara, kumtoi MPB.

“Kontrollimet e përforcuara në trafik do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim. Apelojmë deri te të gjithë pjesëmarrësit në komunikacion t’u përmbahen rregullave dhe rregulloreve në trafik me qëllim të rritjes së sigurisë në rrugë”, theksuan nga MPB.