Gjenden mbetje nga një skelet njeriu në një kanal në Gjorçe Petrov
Shkup, 26 shtator – Dje në ora 14:07 në stacionin policor Gjorçe Petrov është denoncuar një rast i rrallë, ku në një kanal përskaj hekurudhës në afërsi të rrugës “Radushka” janë gjetur disa mbetje nga një skelet i njeriut, të mbështjellura me leckë, informon Zhurnal.
Policia menjëherë ka dalë në vendngjarje dhe po ndërmeren masa për zbardhje të rastit./Zhurnal.mk

