Euro dhe paundi britanik arritën sonte nivel të ri të ulët rekord ndaj dollarit
Euro gjatë natës ra në një nivel të ri të ulët 20-vjeçar kundrejt dollarit dhe paundi britanik arriti në një nivel rekord të ulët, raportuan faqet e internetit gjermane për informacione financiare.
Valuta e vetme evropiane tregtohej me 0,95 dollarë, një nivel i paparë që nga viti 2002.
Paundi britanik humbi gati pesë për qind në 1.0350 dollarë, që është niveli më i ulët deri tani kundrejt dollarit.
Në tregtimin e mëngjesit, të dyja valutat filluan të rikuperohen lehtë

