Xhasinda Ardern kërkon heqje të vetos në Këshillin e Sigurimit të KB

Kryeministrja e Zelandës së Re, Xhasinda Ardern, kërkoi nga foltorja e Asamblesë së Përgjithshme të KB-së heqjen e vetos në Këshillin e Sigurimit.

“Duhet të hiqet vetoja, anëtarët e përhershëm të Këshillit të Sigurimit duhet të përmbushin përgjegjësinë e tyre për hir të paqes dhe sigurisë, jo për të ndjekur interesin kombëtar”, deklaroi Ardern.

Në Këshillin e Sigurimit janë pesë anëtarë të përhershëm: Rusia, SHBA, Britania e Madhe, Franca dhe Kina dhe secila prej tyre ka të drejtën e vetos, me të cilën mund të bllokojnë miratimin e çdo vendimi.

Ai organ përbëhet nga 10 vende të tjera që zgjidhen nga secili grup rajonal çdo dy vjet.