“Nuk jam më i lirë”, Iliri Shaqiri tregon arsyen përse nuk është pjesë e “Dancing With the Stars”

Mos-pjesëmarrja e Ilir Shaqirit në spektaklin “Dancing With the Stars”, ka bërë që të komentohet nga fansat e mediat.

Lidhur me këto komente ka reaguar së fundmi balerini me anë të një postimi në Instagram.

Ai tregoi se me produksionin e “Dancing With the Stars”, ka folur vetëm dy herë, një herë në maj, kur i është bërë me dije se “është i lirë” nga projekti dhe njëherë në gusht, kur i kontaktuar nga ta, pikërisht për të qenë pjesë e jurisë ai iu ka thënë “nuk jam më i lirë”.

Balerini shtoi se zgjodhi “Tv Klan” për shkak të konsideratës dhe vlerësimit.

https://www.instagram.com/p/Ci2SzD8MieP/?utm_source=ig_embed&ig_rid=9a34bcad-9f8e-4040-880f-ef867fb1043d