Kurti priti në takim ambasadoren e Francës, ja për çfarë e falënderoi

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka pritur në takim lamtumirës ambasadorën e Francës në Kosovë, Marie Christine Butel.

Përmes një njoftimi thuhet se Kurti e ka falënderuar për bashkëpunimin dhe angazhimin në Kosovë përgjatë tre viteve.

Po ashtu Kurti vlerësoi kontributin e saj për projekte në fusha të ndryshme të bashkëpunimit Francë-Kosovë, si dhe për thellimin e zgjerimin e marrëdhënieve bilaterale.

“Në këtë takim të fundit gjatë mandatit të saj, Kryeministri Kurti e falënderoi ambasadoren Butel për bashkëpunimin dhe angazhimin në Kosovë përgjatë tre viteve, që nga shtatori i vitit 2019. Ai vlerësoi kontributin e saj për projekte në fusha të ndryshme të bashkëpunimit Francë-Kosovë, si dhe për thellimin e zgjerimin e marrëdhënieve bilaterale. Në veçanti theksoi përkushtimin e saj për të çuar përpara agjendën e procesit të liberalizimit të vizave për qytetarët e Republikës së Kosovës. Te Franca shohim shtetin aleat dhe popullin mik të Republikës së Kosovës. Vlerat e saj për lirinë, demokracinë, të drejtat dhe mirëqenien e qytetarëve, që i kemi mësuar nga Franca, duam t’i aplikojmë edhe në Kosovë, në vendimet tona dhe në përpilimin e programeve tona qeveritare, tha Kryeministri Kurti. Ai theksoi se ka mirëpritur përfshirjen aktive të Francës në procesin e dialogut për normalizim të plotë të marrëdhënieve ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Serbisë, me njohjen reciproke në qendër”, thuhet në njoftim./Gazeta Infokus/