Bebe Rexha me dedikim të veçantë për të dashurin në ditëlindjen e 39-të

Këngëtarja shqiptare, Bebe Rexha, vazhdon të jetë një nga emrat më të pëlqyer në tregun muzikor ndërkombëtar sa i përket projekteve që realizon.

Sa për muzikën, ajo ka qenë e përfolur mjaft shumë edhe për jetën private duke qenë se prej vitesh shijon një lidhje dashurie.

Krijuesja e hitit “Say My Name” që një kohë të gjatë është në një romancë me drejtorin e fotografisë dhe pronarin e produksionit “Moving Images Entertainment”, Keyan Safyari.

Foto: Screenshot/Instagram

Meqenëse ky i fundit kremton ditëlindjen dhe mbush plot 39 vjet, nuk ka munguar një dedikim special nga ylli shqiptar.

Bebe ka ndarë disa momente të lumtura pranë partnerit duke treguar se sa e do dhe se sa e lumtur është pranë tij.

Foto: Screenshot/Instagram

“Urime ditëlindjen Keyan. Të dua”, ka shkruar ajo.

https://www.instagram.com/p/Cisa3O1LQTd/?utm_source=ig_embed&ig_rid=602da329-6dc7-478c-806a-90c0aac7d5be

Theksojmë që lidhja e Rexhës me Safyari u bë zyrtare në verën e vitit 2020.