Arta Nitaj: Mendoj që kam gabuar profesion

Modelja kosovare, Arta Nitaj para disa ditësh ka konfirmuar se është bërë pjesë e spektaklit të vallëzimit “Dance with me”.

Në paraqitjen e parë në këtë spektakël Nitaj tregoi se ajo mendon “se ka ngatërruar profesion”.

“Mirëmbrëma të gjithëve, faleminderit që më keni dhënë mundësinë të jem pjesë e këtij emisioni kaq të mrekullueshëm. Mendoj që kam gabuar profesion ose pasion ose hobi, çfarëdo që mund t’i them, se e dua aq shumë kërcimin saqë jam shumë e emocionuar”, tha ajo ndër tjerash.

https://www.instagram.com/reel/Cis0tWJAmXc/?utm_source=ig_embed&ig_rid=46037c43-a268-4e30-bdd8-2689578be749

Theksojmë që pjesë e “Dance with me”, janë edhe emra të njohur si Anita Haradinaj, Kastro Zizo, Luiza Gega etj.