Palestinezët me protesta kërkojnë kompensim për luftën e vitit 2014

Demonstrantët  dogjën goma sot në Gaza para zyrave të Agjencisë për refugjatë  të Kombeve të Bashkuara për palestinezët duke kërkuar kompensim për shtëpitë e shkatërruara gjatë luftës së vitit 2014 me Izraelin.

Demonstruesit hodhën vezë në ndërtesën e Agjencisë së KB-së për Ndihmë dhe Punë për refugjatët palestinez në Lindjen e Mesme.

Mbi 18,000 shtëpi u shkatërruan plotësisht ose u dëmtuan rëndë gjatë luftës midis Izraelit dhe militantëve palestinezë në verën e vitit 2014.

Muajin e kaluar, komisari i përgjithshëm i agjencisë së KB-së për ndihmë dhe punë për refugjatët palestinezë në Lindjen e Mesme, Filipe Lazarini, paralajmëroi për një krizë financiare ekzistenciale për organizatën.

SHBA ndërpreu me mbështetjen e agjencisë për ndihmë në vitin 2018, nën administrimin e ish-presidentit Donald Tramp.

Presidenti aktual i SHBA-së Xho Bajden së fundmi ka premtuar ndihmë financiare për Agjencinë në shumën prej 200 milionë dollarësh. Bashkimi Evropian planifikon ta mbështesë me 260.63 milionë dollarë shtesë.

Mbi dy milion njerëz jetojnë në kushte të pasigurta në Rripin e Gazës, ku Hamasi e ndërmori pushtetin në vitin 2007. Grupi konsiderohet si organizatë terroriste në SHBA, BE dhe Izrael.