Së paku 16 nxënës e humbën jetën në një fatkeqësi komunikacioni në Republikën e Afrikës së Jugut

Së paku 16 nxënës e humbën jetën në një fatkeqësi komunikacioni mes minibusit dhe kamionit në autostradën rreth 300 kilometra larg Durbanit, në Republikën e Afrikës së Jugut, kumtuan autoritete.

Ministria e Transportit e provincës Kvazulu-Natal kumtoi për 16 të vdekur, përderisa mediumet lokale lajmërojnë për së paku 19 viktima – fëmijë të moshës mes 5 dhe 12 vjeç dhe tre të rritur.

“Vdekja e fëmijëve është tragjedi e madhe”, tha ministri i provincës për transport, Sipo Hlomuka.

Fatkeqësia ndodhi në rajonin Pongola, në afërsi të kufirit me Esvatini.

Republika e Afrikës së Jugut ka një nga rrjetet më të mira rrugore në kontinentin afrikan, por siguria e rrugëve është problem për shkak të drejtimit të rrezikshëm të automjeteve.