220 shoferë të sanksionuar për ngasje të shpejtë
Ministria e Punëve të Brendshme gjatë ditës së djeshme (12.09.2022), Gjatë një kontrolli të intensifikuar në territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut dje janë sanksionuar 220 vozitës për lëvizje me shpejtësi më të madhe se shpejtësia e lejuar.
Siç kumtoi sot MPB, nga numri i përgjithshëm i sanksioneve të shqiptuara, pesë automjete kanë lëvizur me shpejtësi mbi 50 kilometra në orë më shumë se shpejtësia e lejuar dhe një mjet ka lëvizur me shpejtësi me më shumë se 70 kilometra në orë se shpejtësia e lejuar. Në të njëjtën kohë, 81 automjete e kanë tejkaluar shpejtësinë në vend të banuar, ndërsa 139 jashtë vendeve të banuara.
Kontrollet e intensifikuara vazhdojnë edhe në ditët në vijim. U bëjmë thirrje të gjithë pjesëmarrësve në komunikacion që t’i respektojnë rregullat dhe rregulloret e qarkullimit rrugor dhe së bashku të kontribuojmë për rrugë më të sigurta.

