Nga Libia në Shqipëri/ Kapen 2275 ton naftë kontrabandë në Portin e Durrësit
2275 ton naftë kontrabanë është kapur në portin e Durrësit.
Policia njofton, se nafta ishte nisur nga Libia dhe si destinacion kishte Shqipërinë, ndërsa në pranga kanë rënë 4 shtetas të huaj, procedohen në gjendje të lirë 6 bashkëpunëtorët e tyre.
Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar anija çisternë, sasia e naftës dhe disa aparate celulare.

