Aksident i trefishtë në Tiranë

Një aksident është regjistruar mbrëmjen e sotme në Unazë të Madhe në Tiranë.

Siç duket dhe në video janë përplasur 3 makina.

Deri më tani nuk ka një njoftim zyrtar nga policia nëse ka të plagosur mes personave të përfshirë në këtë aksident.

Në vendin e ngjarjes ka mbërritur edhe zjarrfikësja.