Erërat e fuqishme e vështirësojnë luftën kundër zjarreve pyjore në Kaliforni

Stuhia tropikale Kej u nis drejt Kalifornisë jugore, duke marrë me vete erëra të fuqishme malore, lagështi të lartë, shi dhe kërcënim për përmbysje në rajonin tanimë të përfshirë nga zjarret pyjore dhe valës së pazakontë të nxehtë.

Zjarrfikësit druajnë se erërat e fuqishme do të mund ta përhapin zjarrin e madh “Fervju” në 70 milje (113 kilometra) nga San Diego, ndërsa sinotikët thonë se moti i ndryshueshëm më në fund do ta pengojë valën e nxehtë në shtet.

Stuhia tropikale Kej, e cila në fillim u kategorizua si uragan, pritet të vazhdojë në veri të Gadishullit Kalifornia e Poshtme në Meksikë, e pastaj të kalojë në perëndim, pa hyrë në Kaliforninë e Jugut, por megjithatë të ndikojë ndaj saj. Shërbimi meteorologjik kombëtar i SHBA-së lëshoi paralajmërim për përmbysje në Kaliforninë jugore, Arizonë dhe Nevadën jugore.