Një nga anijet që do prodhojë energji arrinë në Vlorë
Vlorë, 9 Shtator – Në portin e Vlorës ka mbërritur anija e parë gjeneratore që Shqipëria do të përdorë për të prodhuar energji elektrike.
Qeveria shqiptare ka dhënë me qira dy anije të tilla me një kontratë dyvjeçare me kompanitë Exelerate Energy dhe Renco me mbështetjen e Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Anijet kanë gjeneratorë të mëdhenj që do të furnizohen me naftë dhe do të prodhojnë 114 megavat orë energji elektrike. Kjo përfaqëson pothuajse 15 për qind të nevojave në Shqipëri.
Anijet do të ankorohen pranë Triportit në Vlorë dhe do të lidhen me vendburimet e naftës në tokë që ndodhen në zonë.
Ndërkohë, lidhja me sistemin e transmetimit të energjisë elektrike do të realizohet përmes nënstacionit të TEC-it të Valonës dhe nënstacionit 220 kilovolt në Babicë.
Ato do të vihen në funksion së bashku me Termocentralin e Valonës për ta kthyer Gjirin e Vlorës në një nga burimet më të rëndësishme të energjisë në Shqipëri.
Anijet janë termocentrale lundruese me fuqi të instaluar 110 megavat. Ata pritet të prodhojnë energji elektrike me një çmim mesatar shumë më të ulët se çmimet e tregut në bursa. Një përllogaritje paraprake është se çmimi për megavat orë do të jetë rreth 200 euro. Kjo do të mundësojë uljen e rrezikut të ekspozimit të kompanisë shtetërore KESH gjatë importit të energjisë, thekson televizioni. Nga janari e deri më tani, Shqipëria ka shpenzuar 350 milionë euro për të blerë energji, ndërsa çmimi në bursë është tetë herë më i lartë se një vit më parë.

