Micevski: Në Kuvend zyrtarisht kemi dorëzuar iniciativën për referendum
Shkup, 9 shtator – Grupi parlamentar i VMRO-DPMNE-së sot zyrtarisht dorëzon Iniciativën për fillimin e procedurës për përcaktimin e rregullshmërisë së Iniciativës për mbledhjen e nënshkrimeve të qytetarëve për fillimin e Referendumit të cilin VMRO-DPMNE veçmë e paralajmëroi, informoi Nikolla Micevski, koordinator i grupit parlamentar të VMRO-DPMNE-së opozitare. Ai deklaroi se kanë mbledhur më shumë se 650 nënshkrime në jo më shumë se gjysmë ore.
“Qëllimi i gjithë kësaj çështje është t’i dëgjojmë qytetarët në vendin tonë, mjaftueshëm vendi ynë, qytetarët ishin peng të 64 deputetëve të pushtetit që ofronin mbështetje, le të dëgjojmë njëherë qytetarët dhe të dëgjojmë se çfarë mendojnë ata për çështjet që i prekin, si nga politika ndërkombëtare, ashtu edhe nga ekonomia dhe përditshmëria e qytetarëve tanë”, tha ai.
Ai shtoi se Iniciativa është dorëzuar për Ligjin për ratifikimin e marrëveshjes midis Qeverisë së Republikës së Maqedonisë dhe Qeverisë së Republikës së Bullgarisë, siç tha ai “siç është miratuar në vitin 2018, konform emrit të atëhershëm dhe emrit me të cilin është në fuqi kjo zgjidhje ligjore”. Në pyetjen e gazetarëve nëse mendon se do kjo të jetë pengesë formale ligjore që të kalojë kjo nismë, ai është përgjigjur se absolutisht jo. “Absolutisht jo, pasi në vitin 2018, kur u miratua marrëveshja, dhe vetë emri i marrëveshjes është Marrëveshja e fqinjësisë së mirë, miqësisë midis Republikës së Maqedonisë dhe Republikës së Bullgarisë”, shtoi Micevski.
I pyetur se cilët do të jenë hapat e mëtejshëm nëse kryetari i Kuvendit e shpall nismën jo të rregullt, ai u përgjigj se kanë qenë të kujdesshëm me vetë pyetjen dhe se si do të shkruhej ligjërisht dhe formalisht e shkruar dhe dorëzuar në Kuvend. “Nëse nuk kalon filtrin e parë, shpresoj në ndërgjegjësimin e deputetëve të shumicës, sepse shohim se jo të gjithë deputetët e shumicës kanë votuar për propozimin francez”, tha ai.

