42 raste të reja me Covid-19 për 24 orë

42 raste të reja me Covid-19 janë regjistruar në Kosovë në 24 orët e fundit.

Sipas, Ministrisë së Shëndetësisë gjatë kësaj kohe nuk është raportur asnjë rast i vdekjes.

Kurse, janë shëruar 64 pacientë.

Aktualisht numri i rasteve aktive është 349.