“Fast & Furious” në Maqedoni/ Policia dënon gati 900 shoferë për një ditë
Shkup, 9 shtator – Gjithsej 898 shoferë janë sanksionuar gjatë ditës së djeshme nga kontrollet policore në gjithë shtetin, informon Zhurnal.
Siç ka njoftuar MPB, 87 vetura kanë lëvizur madje mbi 50km në orë nga e lejuara ndërsa shtatë vetura 70km/h mbi të lejuarën.
Aksionet e përforcuara do të vazhdojnë edhe ditëve në vijim ndërsa MPB bën thirrje të respektohen shenjat e komunikacionit./Zhurnal.mk

