Vetëm 3% nga tour-operatorët vendorë e shesin vendin si destinacion

Shkup, 9 shtator – Model të ri për subvencione në turizmin vendor, i cili në dy deri në tre vitet e ardhshmeqë do të gjenerojë më shumë se gjysmë milionë fjetje, propozon Agjencia për promovim dhe mbështetje të turizmit (APMT). Modeli bazohet në kategorizimin e objekteve akomoduese.

Një nga propozimet e Agjencisë, për të arritur shifrën prej 500.000 deri në 700.000 fjetje, është që të gjithë punëtorëve në vend t’u paguhet K-15 si vauçer për pushim (akomodim) në objektet turistike vendore, e më pas për ato të rentabilizohen me tatimin mbi fitimin ose ndonjë taksë tjetër.

Sipas drejtorit të Agjencisë, Lupço Janevski, tregu i brendshëm është dëshmuar të jetë shumë domethënës dhe ka qenë në rritje të vazhdueshme në tri vitet e fundit. Nëse shikoni rezultatet e gjysmës së parë të vitit 2022, ka një rritje prej 20 deri në 25 për qind krahasuar me vitin e kaluar, që është vazhdimësi nga viti 2020. Por vetëm tre për qind e operatorëve turistikë vendas e shesin vendin si destinacion.

Për të, siç thotë ai, mënyra se si caktohen aktualisht subvencionet është e paqëndrueshme dhe duhet të analizohet edhe efekti i vauçerëve dhe mënyra e dhënies së tyre.

Kjo mënyrë, vlerëson, do të mundësojë konkurrencë shtesë të destinacionit, investim të operatorëve turistikë të huaj, por edhe të investitorëve dhe menaxherëve vendas në përmirësimin e kushteve, si dhe një kategorizim real, objektiv që do të pasqyrojë realisht situatën në hotele.

“Në vitin 2021, APMT i ka dorëzuar zëvendëskryeministrit Fatmir Bytyqi një sistem subvencioni për operatorët turistikë vendas, i cili do t’u mundësojë drejtpërdrejt të ofrojnë aranzhmane në pikat tona turistike edhe jashtë sezonit. Për të gjitha paketat e fundjavës të ketë shërbim shtesë. Deri në tre netë me mëngjes të ketë një subvencion, mbi tre netë shtesë, një tjetër subvencion shtesë. Në këtë mënyrë, vlerësojmë se në dy deri në dhjetë vitet e ardhshme operatorët turistikë vendas do të inkurajohen brenda dhe jashtë sezonit që t’ua shesin vendin si destinacion turistik sa më shumë turistëve vendas, të mundësohet gjenerim i mbi gjysmë milioni bujtjeve”, shpjegon drejtori, duke theksuar se “jashtë sezonit” do të thotë sezon për vendpushimet tona të skive.

Janevski paralajmëron se vitin e ardhshëm Agjencia do të iniciojë një debat të gjerë me hulumtime. Megjithatë, ai nuk mund të specifikojë se sa do të jetë shuma e subvencioneve.

Qëllimi është që vitin 2024 ta mirëpresim me një rregullore të re, të thjeshtë për subvencione dhe rregullim shtesë të tregut. Ideja është, praktikisht, një nxitje për operatorët turistikë vendas që ta shesin më shumë destinacionin tonë. Për një efekt të plotë në vitin 2024, vitin e ardhshëm do të mund të bëhet një debat i gjerë për mënyrën e subvencionimit të operatorëve turistikë të huaj, që do të orientohet dejt zhvillimit të cilësisë”, shton drejtori i APMT.

Modelet e subvencioneve në vendet e tjera janë të ndryshme dhe afatshkurtra. Siç thekson Janevski, ato zgjasin nga një deri në tre vjet dhe kanë qëllime konkrete dhe të targetuara. Një nga shembujt e suksesshëm është Kroacia, e cila para dhjetë vitesh prezantoi modelin e subvencionimit të familjeve rurale, i cili, thekson Janevski, dha efektin maksimal.