Flow, artisti nga mërgimi që i kushtoi këngë vendlindjes

Ai nuk jeton në Kosovë.

E, dashurinë dhe mallin për vendlindje, artisti Flow e shprehi përmes një projekti muzikor.

Në Youtube, Flow ka hedhur këngën e titulluar ‘Djali nga Kosova’, tekstin e të cilës e shkroi reperi Gold Ag.

Kënga u finalizua edhe me klip që u xhirua në Kosovë.

Këtë këngë, Flow e publikoi sot, ditën që feston ditëlindjen.

VIDEO