Çmimet e gazit në Evropë u ulën nën 200 euro për megavat

Çmimet e gazit në Evropë sot ranë në rreth 197 euro (195,65 dollarë) për megavat orë, që është për herë të parë këtë vit të ulet nën 200 euro prej fillimit të gushtit.

Siç transmetoi DPA, zhvendosja në ulje erdhi pasi që çmimet për marrëveshjen TTF për gazin holandez ranë për rreth tetë për qind. Marrëveshjet TTF konsiderohen për standard për nivelet evropiane të çmimeve.

Lajmi vjen një ditë para se të takohen ministrat për energjetikë të BE-së në mënyrë që të bisedojnë për rreziqet me të cilat përballet Evropa për shkak të mungesës ë gazit, i cili pritet të zgjatë me muaj dhe të ndikojë ndaj ekonomisë së kontinentit.

Në fillim të javës, çmimet ishin më afër 300 eurove për megavat orë, pasi që tregjet e pranuan lajmin se Rusia e mbyllë tranzitin e gazit për Evropë përmes gazpërçuesit Rrjedha veriore 1.

Rusia thotë se sanksionet e vendosura kundër saj në shenjë të protestës kundër invazionit të saj në Ukrainë e pamundësuan mirëmbajtjen e gazpërçuesit. BE-ja thotë se dyshon se Rusia po tenton ta shantazhojë pjesën tjetër të kontinentit.